26 Dhjetor 2024

Qeveria përkrahë zhvillimin e kulturës frankofone në Kosovë

Prishtinë, 18 mars - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami dhe ambasadorja e Francës në Kosovë, Maryse Daviet vizituan sot ambientet e Alencës Franceze në Kosovë, në kuadër të Javës së Frankofonisë 2015, e cila organizohet nga Ambasada e Francës në Prishtinë.

Ministri Bajrami me këtë rast theksoi se, Qeveria e Kosovës do të përkrahë zhvillimin e  kulturës frankofone në Kosovë, pasi vërehet një interesim mjaft i madh i kosovarëve për të mësuar gjuhën frënge dhe për të ditur më shumë për kulturën dhe artin frëng.

Ministri Bajrami po ashtu tha se, diversiteti kulturor i frankofonisë në Kosovë do të pasurohet përmes fuqizimit të Degës së Gjuhës Frënge në Universitetin e Prishtinës dhe mësimit të kësaj gjuhe  në shkollat e Kosovës.

Ndërsa, ambasadorja e Francës në Kosovë, znj. Maryse Daviet tha se Aleanca Franceze në Kosovë është e përkushtuar për të ofruar cilësinë më të lartë të mësimdhënies së gjuhës franceze, përmes një qasje që nxitë të mësuarit gjatë gjithë jetës dhe dialogut kulturor.

Aleanca Franceze në Kosovë, në kuadër të aktiviteteve të saj organizon kurse të gjuhës frënge dhe aktivitete të ndryshme kulturore si: ekspozita për fotografi, pikturë, skulpturë, të arteve bashkëkohore, me artistë të ndryshëm nga Kosova dhe vendet tjera.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)