Qeveria nuk shkarkon ministrin e Arsimit, Shyqiri Bytyqi
Prishtinë, 2 mars - Qeveria e Kosovës në një komunikatë për media ka sqaruar se ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi nuk do të shkarkohet.
“Qeveria e Republikës së Kosovës njofton opinionin se janë të pavërteta shkrimet e disa mediave për shkarkimin e mundshëm të ministrit Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi. Me këtë rast, Qeveria e Kosovës bënë me dije se ministri Bytyqi është duke vazhduar punën në përmbushjen e detyrave dhe obligimeve që i takojnë në pozitën e ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë”, thuhet në komunikatë.
Ndryshe ishte pikërisht ministri Bytyqi që kishte shkarkuar Agjencionin e Akreditimit.