21 Dhjetor 2024

Qeveria nënshkruan marrëveshje me Besa Foundation në fushën e Arsimit

Prishtinë, 15 mars - U mbajt takimi i parë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional (AAP) kundrejt nevojave të tregut të punës të Republikës së Kosovës.
 
Krijimi i këtij komisioni ka lindur nga nevoja për bashkërendisje më të mirë ndërinstitucionale, por edhe për të zhvilluar dialog me të gjithë akterët relevantë për implementimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional, tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në hapje të takimit.
 
Në mbledhjen e parë të këtij komisioni u propozua formimi i dy task forcave të veçanta. Task forca e parë, do të ketë për synim përmirësimin e qeverisjes lidhur me AAP-në, domethënë koordinimin dhe harmonizimin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional. Task forca e dytë, do ta ndjekë koordinimin e akterëve për inicim dhe zbatim të Arsimit Dual.
 
Të pranishëm ishin edhe anëtarët e fondacionit BESA, të cilit kishin udhëtuar nga Gjermania për të qenë prezent në takimin e parë të Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional kundrejt nevojave të tregut të punës të Republikës së Kosovës.
 
Në përfundim të takimit Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, znj. Arbërie Nagavci dhe përfaqësuesi nga fondacionit BESA, z. Ilir Seferi,  nënshkruan një marrëveshje të mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Besa Foundation në fushën e Arsimit dhe Aftësimit Profesional.
 
Ky Memorandum i Mirëkuptimit do mbështet bashkëpunimin ndërmjet akterëve relevantë me qëllim të lehtësimit dhe zbatimit të dialogut nacional në Republikën e Kosovës.

MASHTI do të bashkëpunojë me fondacionin Besa, në rolin e partnerit zhvillimor dhe inkurajon të gjitha palët e tjera të interesit (përfaqësuesit e ndërmarrjeve, sektorëve dhe industrisë, odat ekonomike, dhomat e tregtisë, shkollat profesionale, donatorët, nxënësit dhe prindërit),  që të mbështesin dhe të bashkëpunojnë me fondacionin Besa me qëllim të ngritjes së përfomancës dhe cilësisë, përmes pranueshmërisë së inicimit të arsimit dual në kuadër të sistemit të AAP-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)