22 Dhjetor 2024

Qeveria mbështetë nxënësit e shkollave në Medvegjë, Preshevë dhe Bujanoc

Prishtinë, 21 shtator – Me kërkesë të zëvendësministrit të Ministrisë së Financave Agim Krasniqi, Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e rregullt sot ka miratuar ndarjen e mjeteve financiare për sigurimin e librave për nxënësit e shkollave në Medvegjë, Preshevë dhe Bujanoc.

Me këtë rast zv.ministri Krasniqi bëri të ditur se Këshilli Kombëtar Shqiptar, si institucion i vetëm shtetëror në Serbi, me synim që në mënyrë të organizuar të mbron, ruan dhe avancon identitetin kombëtare shqiptar në këtë shtet, ka paraqitur kërkesë pranë Ministrisë së Financave për mbulimin e shpenzimeve për sigurimin e librave në gjuhën shqipe për nxënësit e komunave të Luginës.

“Duke marrë parasysh rëndësinë e kësaj kërkese, Ministria e Financave ka komunikuar edhe me Ministrinë e Arsimit të Republikës së Shqipërisë për t’u koordinuar dhe bashkë-financuar këtë kërkesë. Si rrjedhojë, jemi pajtuar që kërkesën për mbështetje një vlerë prej 140.000 euro, t’i përgjigjemi në pjesë të barabarta, pra në vlerë prej 70.000, të cilat mjete planifikohen të ndahen nga Rezerva”, shtoi zv.ministri Krasniqi.

Gjithashtu me propozim te zëvendësministrit të Ministrisë së Financave Agim Krasniqi Qeveria ndau mjete financiare për pagesën e faturës së primit bruto të sigurimit për muajin Gusht 2020.

Zëvendësministri Krasniqi, me këtë rast, theksoi se Ministria e Financave në bashkëpunim me akterët tjerë ka nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit për mbulimin e primit të sigurimit bruto. Sipas kësaj marrëveshjeje, të gjitha automjetet dhe motoçikletat që hyjnë në Republikën e Kosovës dhe janë subjekt i rregullimit të kësaj marrëveshjeje, ku Qeveria i mbulon 100% pagesën e primit kufitar.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë me kërkesë të zëvendësministrit Agim Krasniqi u miratua edhe Draft Koncept-dokumenti për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë për vitin 2021.

Draft Koncept - dokumenti sipas zëvendësministrit Agim Krasniqi është në pajtim të plotë me politikat Qeveritare, të përcaktuara në Planin vjetor të Punës së Qeverisë 2020-2023, ku përcaktohen objektivat lidhur me fushën e regjistrimit të popullsisë si dhe është pjesë e listës së Koncept - dokumenteve për vitin 2020.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)