28 Dhjetor 2024

Qeveria kërkon rishikimin e shkarkimit të rektorit Zejnullahu

Prishtinë, 21 tetor - Qeveria e Republikës së Kosovës e konsideron jo të drejtë dhe të dëmshëm për Universitetin e Prishtinës vendimin e marrë sot për shkarkimin e rektorit, Ramadan Zejnullahu.

Kryeministri Isa Mustafa në koordinim të plotë me ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, do të kërkojnë rishikimin e këtij vendimi.

Qeveria e Republikës së Kosovës konsideron se Universitetit të Prishtinës nuk i duhen veprime të tilla që e dëmtojnë Universitetin e Prishtinës pikërisht në periudhën kur Universiteti i Prishtinës po bënë hapa të mëdhenj përpara në drejtim të ngritjes së cilësisë dhe avancimit të gjithëmbarshëm të Universitetit të Prishtinës \"Hasan Prishtina\". 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)