22 Dhjetor 2024

Qeveria e Norvegjisë premton ndihmë në arsim

Prishtinë, 2 nëntor - Minstri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, priti sot në takim njoftues Ambasadorin e sapoemëruar të Norvegjisë në Kosovë, Jan Braathu.

Në këtë takim u fol për  zhvillimet e arsimit në Kosovë,  si dhe mbështetjen e deritashme të Norvegjisë në këto procese  e veçanërisht në arsimin e mesëm profesional, për  sfidat dhe vështirësitë, si dhe për efikasitetin dhe funksionimin në të ardhmen të Qendrave të Kompetencë në Skënderaj e Malishevë.

Ministri Buja e informoi bashkëbiseduesin për rezultatet e arritura deri më tani, duke përmendur kështu hartimin e dokumenteve startegjike, të cilat duhet të implementohen në të ardhmen. 

Ai shtoi se Ministri e Arismit do të jëtë përherë mirënjohëse Qeverisë së Norvegjisë për të gjitha që ka bërë për Kosovën dhe se Qeveria e Kosovës  do të bëjë çmos që këto Qendra të Ekselencës të jenë në funksion të asaj që këmi dëshiruar për të mirën ë të rinjve tanë.

“Ne jemi duke shikuar  edhe për mënyrën e financimit të këtyre  shkollave në të ardhmen përfshirë këtu edhe rregullimin e formulës së vetëfinancimit”, ka thënë ministri Buja.

Minstri Buja dhe ambasadori Jan Braathu folën edhe për akreditimin e institucioneve  arsimore për të cilat ende nuk ka marrë vizën e Agjencionit të Akreditimit.

Nga ana e tij, ambasadori Jan Braathu gjithashtu shprehu besimin se këto shkolla  sot, por  edhe në të ardhmen  do të jenë të përshtatshme dhe funksionale ashtu siç është paraparë  për zhvillimin e mësimit dhe të punës praktike në ambiente shkollore. 

Ai u interesua për të ardhmen Shkollës së Agrokulturës në Lipjan, por edhe të Qendrave të Kompetencës, ndërkohë që premtoi bashkëpunim të frytshëm edhe në të ardhmen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)