23 Dhjetor 2024

Qeveria dhe SBASHK-u ta kenë prioritet kualitetin dhe jo vetëm pagat

Prishtinë, 5 dhjetor - OAK shprehet tejet e shqetësuar me gjendjen e arsimit në Kosovë e cila edhe kësaj radhe u tregua në testin ndërkombëtar të PISA-s, duke u renditur ndër vendet me rezultatet më të dobëta jo vetëm në Europë por edhe në Afrikë.

OAK kërkon nga SBASHK-u që prioritet ta ketë arsimin dhe cilësinë e saj dhe jo vetëm rritjen e pagave.

Kjo marrë parasysh faktin se edhe përkundër që Kosova ka papunësinë më të madhen në Evropë dhe rajonë, pagat e mësimdhënësve në vendin tonë janë ndër më të lartat në rajon, ndërsa niveli dhe cilësia e arsimit më e dobët se Afrika.

OAK konsideron se institucionet duhet të ndërmarrin masa menjëherë në mënyrë që të krijohen mekanizma për reforma në fushën e arsimit në mënyrë që të inkorporohen edhe shkollat profesionale ku të rinjtë tanë do të avancoheshin dhe do të kishin një arsimim më kualitativ.

Oda e Afarizmit të Kosovës rekomandon qeverinë e Kosovës dhe Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjië, institucionet e tjera kompetente, për komunikim urgjent arsim-biznes, në mënyrë që të prodhohen kuadro në bazë të kërkesës së tregut, të hapen shkollat profesionale dhe të ndërlidhen me punë praktike në biznese.  

Oda e Afarizmit të Kosovës në vazhdimësi ka ngritur zërin dhe ka dhënë rekomandime Qeverisë së Kosovës për zbutjen e papunësisë, zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien, duke i njoftuar zyrtarët qeveriatarë dhe institucionet me problemet dhe ngecjet ekonomike të cilat po rriten dita e ditës, prandaj OAK i bënë thirrje qeverisë në ardhshme të tregohet më vigjilente në këtë aspekt shumë të ndjeshëm dhe qenësor për vendin tonë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)