Qeveria dështoi me arsimin, skandaloz vendimi për 1 muaj pushim dimëror
Shala ka thënë se Kosova sot përballet me një situatë të patolerushme të keq-menaxhimit të procesit mësimor nga ana e qeverisë Hoti, e veçanërisht Ministria e Arsimit.
Shala ka quajtur skandaloz vendimin e fundit të Ministrisë së Arsimit për të zgjatur pushimin dimëror për nxënësit, të cilët edhe ashtu kanë mbajtur shumë më pak orë sesa viteve paraprake.
Madje, ai ka thënë se këto vendime absurde po rrezikojnë edhe të ardhmen e fëmijëve tanë.
Disa nga problemet e shumta që e kanë karakterizuar procesin mësimor janë:
· MAShT-i është zotuar se do të gjej zgjidhje për 300 mësimdhënësit me sëmundje të rënda dhe kronike mirëpo Drejtoritë Komunale Arsimore në Komuna nuk po e zbatojnë këtë!
· Vendimet e reja të masave anti-Covid i ndalojnë mësimdhënësit e moshës përmbi 60 vjeçare që të shkojnë në shkolla për të mbajtur mësim. E pikërisht këtyre personave nuk u është ofruar ndonjë trajnim për procesin e mësimit online. Trajnimet për teknologjitë me të cilat implementohet mësimi online pothuajse nuk kanë ekzistuar fare;
· Tek procesi i mësimit fizik në shkolla, orët mbahen nga 30 min dhe kjo natyrisht do të ndikoj në rezultatet e nxënies së mësimit, e qe përkthyer në numra i bie që për 1 javë, secila klasë i ka diku 400 minuta më pak mësim. Pra, një orë mësimore në ditë më pak është baraz me 33% të mësimit të humbur;
· Si rezultat i legjislacionit dhe procedurave burokratike, Drejtoritë Komunale të Arsimit nuk kanë arritur t’i furnizojnë shkollat me maska, dezinfektues dhe mjete të tjera mbrojtëse. Krejt kjo është lënë në mëshirën e donatorëve, ku dihet se nuk është mbuluar i tërë territori i Kosovës. Pra qeveria ka dështuar të sigurojë mjetet më bazike – maska për mësimdhënësit dhe nxënësit!
· Mungesa e librave për nxënësit këtë vit ka qenë më e madhe për shkak të krizës ekonomike që i ka kapluar familjet në Kosovës si rezultat i pandemisë;
· Ka raste kur inspektoret shkojnë vazhdimisht në institucione shkollore dhe merren vetëm me pjesën formale të kontrollit, dhe zhvillimi i procesit mësimor është pa mbikëqyrje fare!
E për ti dhënë nje vulë edhe më të fuqishme këtij keqmenaxhimi, Qeveria Hoti vendosi që ta ndërpres procesin mësimor para kohe. Kjo është e patolerueshme në aspektin e implementimit të planprogramit mësimor dhe një barrë shumë e rëndë për prindërit, që gjatë kësaj kohe duhet të punojnë!
Pra nxënësit do të pushojnë plotë 1 muaj gjatë dimrit, dhe kur i shtohet numri i orëve të humbura gjatë këtyre muajve të kaluar – i bie që viti 2020 është i humbur për ta!
Prandaj, PDK i bën thirrje Qeverisë Hoti që ta kthej sa më parë fokusin tek sigurimi i cilësisë në arsim, shëndeti i nxënësve dhe mësimdhënëse dhe t’i minimizoj efektet negative që mund t’i vuajmë në 10-20 vitet e ardhshme!
Në fund, Shala ka propozuar një sërë pikash për Qeverinë të cilat duhet të implementohen menjëherë, duke nisur nga vendosja urgjente e mekanizmave konkret për sigurimin e cilësisë në kohë pandemie;