15 Nëntor 2024

Qendra Gjermane e Kompetencës akreditohet me nëntë programe

Prishtinë, 14 qershor – Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK), pas përfundimit të procesit të vlerësimit të Qendrës Gjermane të Kompetencës (QGJK), pjesë e Kolegjit AAB, ka vlerësuar pozitivisht dhe ka akredituar nëntë programe profesionale të kësaj qendre.

Programet e akreditura në fushën e TIK-ut janë: administrues i rrjetit dhe sigurisë së sistemeve në TI dhe Programer profesionist; programet në fushën e Komunikacionit: programer profesionist, transport rrugor dhe trafik rrugor si dhe programet në fushën e Estetikës: estetikë, parukeri, manikyr, pedikyr dhe grim.

“Të diplomuarit nga këto programe do të marrin njohuri të avancuara dhe do të fitojnë shkathtësi origjinale profesionale”, tha drejtori i QGJK-së, Altin Shala.

\"Kandidatët e interesuar për këto programe të QGJK-së, mund të regjistrohen nga sot, në ambientet e Kolegjit AAB,ndërsa procesi mësimor fillon nga muajin tetor të këtij viti\", thuhet në një njoftim të Kolegjit AAB.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)