Punëtori lidhur me përfshirjen e komuniteteve RAE në arsimin fillorë
![Punëtori lidhur me përfshirjen e komuniteteve RAE në arsimin fillorë](http://ekonomia.info/repository/images/main/MASHT-RAE_16.jpg)
Ky projekt kishte për qëllim regjistrimin e fëmijëve të komuniteteve RAE në arsimin fillorë. Një aspekt tjetër i këtij projekti ishte edhe fushata e vetëdijesimit të komuniteteve për rëndësinë e edukimit, si dhe parandalimi i braktisjes së shkollës nga ana e fëmijëve të këtyre komuniteteve .
Në këtë seminar po marrin pjesë zyrtarë të lartë të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë përfaqësues të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë, drejtorë të Drejtorive Komunale të Arsimit dhe drejtor shkollash, përfaqësues të UNICEF-it, etj.
Gjatë punimeve të këtij seminari janë prezantuar të arriturat në lidhje me identifikimin dhe regjistrimin e fëmijëve të cilët nuk vijonin mësimin dhe vështirësitë e hasura gjatë gjithë implementimit të projektit për këtë çështje
të financuar nga komisioni Evropian. U fol edhe për mundësitë e vijimi të shkollimit përmes mësimit intensiv.
Në emër të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të pranishmit i përshëndeti këshilltari i ministrit të Arsimit, Ragip Gjoshi, i cili ndër të tjera tha se e çmon punën që është bërë nga ana e tre partnerëve të po e implementojnë dhe financojnë projektin i cili ka të bëjë me regjistrimin dhe gjithë përfshirjen e fëmijëve të komunitetve Romë, Ashkali dhe Egjiptianë (RAE) në shkollë.
Ne e kuptojmë ndjeshmërinë e kësaj teme ngase vetë e kemi përjetuar një periudhë kur kemi qenë të privuar nga mundësitë në arsimim të mirëfilltë. Ndërkohë që tani komuniteti RAE ka mundësi të tjera. MASHT ka hartuar kurrikulumin për komunitetin RAE, po punohet edhe në disa tekste shkollore dhe kemi futur si mësim zgjedhorë gjuhën rome.
Jemi në përfundim të disa teksteve në këtë gjuhë. Çmojmë shumë punën që kanë bërë këta tre partnerë në çështjen e përkujdesjes në këtë projekt për regjistrimin e komunitetit RAE. Njëkohësisht në bashkëpunim me DKA-të do të përpiqemi ti kalojmë të gjitha vështirësitë që na dalin në drejtim të përfshirjes së këtyre fëmijëve në shkollim fillorë dhe të mesëm, tha këshilltari Gjoshi.
Ndryshe, është evidente nivel i ulët i vijimit në shkolla i fëmijëve të këtyre komuniteteve, një pjesë e të cilëve vijojnë mësimin në gjuhën serbe. Ndërsa gjendja e rëndë ekonomike, mungesa e vetëdijes për rëndësinë dhe përparësitë e shkollimit në jetë si dhe martesat e hershme janë ndër shkaqet kryesore të braktisjes së hershme të shkollimit nga ana e tyre.