Punëtorët teknik të shkollave të Prishtinës kërkojnë rritje pagash
Prishtinë, 28 mars -Punëtorët teknik të 11 shkollave fillore dhe të mesme të Prishtinës dhe 7 fakulteteve të UP-së po protestojnë sot për rritjen e pagave, dhënien me kohë të pagave dhe kontratat e punës.
Protesta ka filluar në ora 8 dhe do të zgjasë deri në ora 13. Vendimi për protestë është marrë pas takimit të mbajtur me përfaqësuesit e këtyre punëtoreve.