Punëtorët teknik të shkollave protestojnë për tu kthyer nën menaxhimin e Komunës
Prishtinë, 22 janar - Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës ka bërë të ditur së sot do të protestohet para Komunës se Prishtinës nga punëtorët teknik të disa shkollave të Prishtinës në shenjë pakënaqësie lidhur me mos rritjen e pagave si dhe neglizhenca e Komunës së Prishtinës për t'i kthyer këta punëtorë nën menaxhim të Komunës sipas ligjit mbi Kryeqytetin e Kosovës .
Sipas Sindikates se Pavarur te Sektorit Privat të Kosovës këta punëtor janë duke paguar shërbime jashtëligjshëm pasi që nuk kanë vendim për privatizimin e këtyre shërbimeve, pra po keqpërdorët paraja publike.
Punëtorët teknik janë të disa shkollave të Prishtinës si: “ Ismail Qemaili “, “Pjetër Bogdani”, “Eqrem Çabej” , “Naim Frashëri “, “Asim Vokshi”, “Hoxhë Kadri Prishtina” , “ Gjergj Fishta “, “ Dardania” , Punëtorët e sigurimit në QMF dhe punëtorët e pastrimit në QMF të komunës së Prishtinës.