Punëtorët teknik të 4 shkollave të Prishtinës protestojnë nesër
Prishtinë, 6 shtator - Nën udhëheqjen e kryetarit të Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës Jusuf Azemi, u mbajt takim me kryetarët e shoqatave të punëtorëve teknik qe veprojnë në shkollat e komunës së Prishtinës, si shkolla : Dardania, Pjetër Bogdani , Gjergj Sfishta, dhe Asim Vokshi .
Kryetari i Sindikatës Jusuf Azemi ka thënë së pas një diskutimi të shkurtër u mor vendim që punëtorët teknik të këtyre shkollave në shenj pakënaqësie për vonës të pagave të enjten dhe të premten nga ora 10:00 deri 11:00 do të protestojnë ne vendet e tyre të punës dhe nëse deri të hënën nuk jepen pagat e tyre, atëherë nga e marta 12.09.2017 do të futen në grevë dhe nuk do të kryejnë asnjë punë deri sa te mos paguhet paga e tyre .