24 Dhjetor 2024

Punëtorët e konvikteve kërkojnë rritje të pagave, paralajmërojnë grevë

Prishtinë, 12 qershor - Rreth njëzetë punëtorë të pastrimit në Qendrën e Studentëve në Prishtinë kanë protestuar para zyrave të kësaj qendre duke kërkuar rritje të pagave për 25 për qind. Punëtorët të cilët punëdhënës e kanë kompaninë private “Omi-Impex”, e cila është e kontraktuar nga Qendra e Studentëve, kanë thënë se kanë arsye të fortë që kanë dalë sot.

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka thënë se ka kërkuar me marrëveshje të zgjidhet ky problem, por meqë një gjë e tillë nuk ka ndodh, punëtorët janë detyruar të dalin në rrugë.

“Ne ka më shumë se 3 muaj që kemi biseduar me shkresa por kemi pas edhe një takim të përbashkët dhe i kemi shprehë pakënaqësitë tona lidhur me çështjen e pagave por megjithatë deri më sot nuk e kemi marrë një sinjal pozitiv andaj kjo protestë e sotit edhe në këtë temperaturë është një vërejtje për Qendrën e Studentëve që të merren më seriozisht me rritjen e pagave të këtyre punëtorëve”, ka thënë ai.

Sipas Azemit, përveç rritjes së pagave punëtorët kërkojnë që të kthehen nën menaxhimin e Qendrës së Studentëve, siç kanë qenë deri para 3 vjetëve.

“Përpos kërkesës së pagave të këtyre punëtorëve është edhe një kërkesë imediate që këta punëtorë dëshirojnë të kthehen direkt nën menaxhimin e Qendrës Studentore sepse është shumë e vërtetë që gjatë kësaj periudhe kalimi nga një kompani në kompaninë tjetër po shkakton telashe dhe është shumë e vërtetët që këta person ame një pagë prej 250 euro nuk mund ta gëzojnë as të drejtën e marrjes së një kredie për të cilën sidomos shtresa e ulët nuk mund të jetoj pa të. Andaj ne do ti japim një afat shuam të shkurtër që QS të merret me këtë çështje më seriozisht përndryshe ne ështà « shumë normale që pas kësaj proteste mund të jetë një grevë me një afat të pacaktuar deri në realizimin e kërkesave”, është shprehur ai.

Rreth 25 punëtorë, gjithsej sa i takojnë kësaj kompanie, marrin pagë prej 250 eurove që nga janari i vitit 2012 kur edhe është privatizuar ky shërbim.

Megjithatë, këta kërkojnë rritje të pagës nga Qendra e Studentëve, pasi sipas tyre, paga është e përcaktuar me kontratën e nënshkruar në mes të QS-së dhe kompanisë “Omi-Impex”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)