15 Nëntor 2024

Publikohet studimi për luftën e dytë botërore nga mësuesit e historisë

Prishtinë, 1 shkurt - Sot është publikuar studimi kritik, “Inkurajimi i një perspektive kritike të historisë në Kosovë: Diskutimi i narracionit të Luftës së Dytë Botërore nga mësuesit e historisë”, të autorëve, Anna Di Lellio, Orli Fridman, Srđan Hercigonja dhe Abit Hoxha, i financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim.

Ky raport ofron një perspektivë unike lidhur me mënyrën se si mësohet aktualisht historia në shkollat e mesme në Kosovë, duke u fokusuar në mësimin e historisë së Luftës së Dytë Botërore.

Konkluzionet e këtij raporti bazohen në hulumtimin e kryer nga dy grupe studiuesish, të cilët studiuan të dy sistemet arsimore që funksionojnë në Kosovë, njëri i administruar nga autoritetet e Kosovës (shkollat e mesme në shqip) dhe tjetri i administruar nga Beogradi (shkollat e mesme në serbisht).

Duke kryer intervista të thelluara me njëzet e pesë (25) mësimdhënës, studiuesit ju afruan më shumë se çdo studim paraardhës asaj që ndodh realisht gjatë diskutimeve në klasë.

Studiuesit zgjodhën mësimin e historisë së Luftës së Dytë Botërore, sepse kjo luftë, e cila i dha jetë Jugosllavisë socialiste, ka pasur të njëjtën fuqi për të prodhuar narracione dhe kundërnarracione kombëtare, si asnjë ngjarje tjetër në historinë moderne të Kosovës dhe Serbisë.

Analiza e burimeve parësore dhe dytësore mbi librat shkollorë të historisë për Luftën e Dytë Botërore, e cila parashtrohet në këtë raport, rrëfen se si historia e këtij konflikti – qoftë kjo historia e shqiptarëve apo historia e serbëve – është dominuar nga pikëpamje të ngushta dhe të ekzagjëruara në një drejtim apo një tjetër, gjë që reflekton një lidhje të fortë mes narracionit historik dhe çështjeve që lidhen me krijimin e kombit.

Gjithsesi, gjetjet e këtij raporti tregojnë se problemi me mësimin e historisë së Luftës së Dytë Botërore nuk ka të bëjë thjesht me faktin që narracionet nacionaliste që përjashtojnë njëra-tjetrën, vazhdojnë të dominojnë.

Ky raport arrin në konkluzionin se mësimdhënësit e historisë në Kosovë kanë nevojë të kenë në dispozicion studime më të mira historike.

Sidoqoftë, ndryshimi nuk mund të vijë nga jashtë, as edhe nga reformatorë që mund të kenë qëllimet më të mira, siç janë, për shembull, grupet e ekspertëve që janë të interesuar të promovojnë dialogun historik mes kombeve që janë në armiqësi me njëri-tjetrin.

Përundrazi, në mënyrë që të jetë efektiv, ndryshimi duhet të vijë fillimisht nga brenda, nga një thyerje në vetë-izolimin e historiografisë së Luftës së Dytë Botërore në Kosovë dhe Serbi.

Studiuesit shqiptarë dhe serbë kanë nevojë për fonde, në mënyrë që të studiojnë jashtë vendit, të hulumtojnë në arkivat në rajon dhe më tej, dhe të prodhojnë një literaturë të re mbi historinë e Luftës së Dytë Botërore, literaturë që merret me aspektet themelore të këtij konflikti, të cilat shpesh përjashtohen ose shtrembërohen nga narracionet historike kombëtare. 

 

Lexo

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)