15 Nëntor 2024

Publikohet studimi mbi koston për edukimin në fëmijërinë e hershme

Prishtinë, 24 nëntor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, mori pjesë në publikimin e Studimit mbi koston për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme, i cili është përgatitur nga Zyra e UNICEF-it në Kosovë, me përkrahjen e Kuvendit të Kosovës.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se, ky studim është shumë i rëndësishëm, veçanërisht sa i përket rritjes së standardeve në viset rurale.

Kryetari Veseli tha se, mospërfshirja e fëmijëve në edukimin e hershëm, ndikon në zhvillimin e vogël ekonomik të vendit.

Ministri Bajrami, me këtë rast ka vlerësuar se, përkrahja e një studimi të tillë nga ana e Kuvendit të Kosovës, është një tregues i përqëndrimit të kryetarit të Kuvendit, por edhe gjithë akterëve të tjerë, në avancimin e të drejtave të njeriut.

Ministri Bajrami tha se, çështja e gjithëpërfshirjes në arsimin parafillor dhe fillor është një dimension shumë i rëndësishëm i respektimit të të drejtave të njeriut.

“Gjithëpërfshirja dhe investimi në fëmijërinë e hershme është suksesi i gjithë sistemit arsimor, si dhe hallka e parë e ndërtimit të një sistemi cilësor të arsimit.\"

\"Jemi shumë të kënaqur me këtë studim, sepse është një tregues i vërtetë i gjendjes reale, ndërsa nuk është edhe aq i kënaqshëm niveli i përfshirjes së fëmijëve, duke qenë se është jashtë standardeve evropiane”, theksoi ministri Bajrami.

Ministri Bajrami u zotua se, MAShT është duke punuar për të rritur gjithëpërfshirjen e fëmijëve në arsimin parafillor, për të rritur numrin e kopshteve publike dhe private, rritjen e fondeve dhe rritjen e standardeve në kopshte.

Ministri Bajrami bëri të ditur se MAShT në bashkëpunim me Projektin IPA ka aprovuar mjetet për ndërtimin e rreth 20 kopshteve publike në vitin e ardhshëm, si dhe ka punuar në caktimin e saktë të Kurrikulës për moshat 3-6 vjeç.

Ndërsa, përfaqësuesi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, James Mugaju, tha se vizioni i UNICEF-it  është që të sigurohet se, të gjithë fëmijët e Kosovës janë fizikisht të shëndetshëm, mentalisht dhe emocionalisht të sigurtë dhe të gatshëm për të mësuar.

Ai tha se, investimi në edukimin e hershëm është mundësi unike për t’i përgatitur fëmijët që të jenë anëtarë produktiv të shoqërisë.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)