Publikohet raporti për ngacmimet seksuale brenda Universiteteve Publike
Prishtinë, 8 mars - Qendra për Art dhe Komunitet Artpolis organizon sot promovmimin dhe publikimin e raportit Adresimi i Ngacmimeve Seksuale brenda Universiteteve Publike të përgatitur nga jursitja znj. Ariana Qosaj - Mustafa, i cili adreson situatën aktuale lidhur me ngacmimin seksual brenda universiteteve publike.
Promovimi do të bëhet për nder të ditës së gruas në Amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare Pjetër Bogdani.
Projekti Adresimi i ngacmimeve seksuale brenda universiteteve publike është financuar nga Ambasada Amerikane, implementuar nga Artpolis - Qendra për Art dhe Komunitet duke synuar të përdorë një çasje inovative dhe jo vetëm në formë të ndihmesës mbi barazinë gjinore, të drejtat e vajzave dhe ngritjen e zërit të studentëve dhe profesorëve mbi ngacmimet seksuale brenda universiteteve publike.
Një gjë e tillë është arritur përmes aktiviteteve që janë paraparë në projekt, me promovimin e paneleve të diskutimit dhe shfaqjeve Forum Teatër brenda universiteteve publike në komunën e Prishtinës, Gjakovës, Mitrovicës dhe Prizrenit.