23 Dhjetor 2024

PSHDK kërkon përgjegjësi për gjendjen e mjerueshme në Universitet 

Prishtinë, 3 janar - Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës (PSHDK) me shqetësim të thellë ka përcjellë gjendjen e rëndë të krijuar në Universitet dhe imazhin negativ që po ia jep vendit, kjo gjendje alarmuese.

\"Ne i bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës, të thyej këtë heshtje dhe mos të tallet me gjendjen e mjerueshme ku e ka katandisur Universitetin e Prishtinës, i cili, ka humbur kredibilitetin dhe njëkohësisht po bëhet burim i të këqijave për vendin\".

\"Po ashtu, neve na shqetëson tej mase dhuna e përdorur ndaj studentëve. Pamjet e shfaqura në media, janë tmerruese, shokuese dhe të pafalshme, andaj edhe duhet të dënohen, ndërsa fajtoret të vihen para përgjegjësisë\", thekson PSHDK.

Stafi drejtues i Universitetit duhet të reagojë, duke dhënë dorëheqje. Pas kësaj, duhet urgjentisht të krijohet mundësia për krijimin e një komisioni akademik, që do të mbikëqyrë të gjitha avancimet e viteve të fundit, titujt dhe studimet e magjistraturës e doktoraturës, me të cilat janë bërë shumë abuzime.

Për PSHDK-në, nuk mund të ketë shoqëri të shëndoshë, të lirë, sistem demokratik të zhvilluar dhe as mirëqenje ekonomike, me një arsim të katandisur në këtë gjendje.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)