Provimi i Maturës mbahet më 14 dhe 28 qershor
Prishtinë, 12 maj - Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës (KQShM), njofton të gjithë maturantët, se është marrë vendim për zhvendosjen e datave të Provimit Shtetëror të Maturës dhe provimi do të mbahet më datat: 14.06.2014 dita e parë dhe më 28.06. 2014 dita e dytë, ndërsa rezultatet do të publikohen më 07.07. 2014.
KQShM ka vendosur që provimi i maturës të mbahet më: 07.06.2014 dita e parë; 21.06.2014 dita e dytë dhe 30 qershor publikimi i rezultateve.
Por, ndërkohë, presidentja e shtetit i ka shpallur zgjedhjet parlamentare për dt. 08.06.2014, prandaj mbajtja e provimit të maturës ka qenë e pamundur në datat e parapara më herët dhe u vendos që provimi të organizohet në këto data: 14.06.2014 dita e parë; 28.06. 2014 dita e dytë dhe 07.07.2014 publikimi i rezultateve, thuhet në vendimin e KQShM-së.