Protestojnë punëtorët e sigurimit fizik të Universitetit të Mitrovicës
Mitrovicë, 27 shkurt - Nën organizimin e Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës , punëtorët e sigurimit fizik të Universitetit të Mitrovicës do të protestojnë për shkeljet e tyre ligjore nga ana e kompanisë e cila edhe pse është vërtetuar që ju ka borxh punëtorëve asaj nuk i intereson kjo.
Punëtorët e sigurimit fizik të Universiteti të Mitrovicës përpos që paguhen shumë pak atyre edhe u vonohen edhe pagat.
Protesta mbahet para Rektoratit të Universitetit të Mitrovicës duke filluar nga ora 10:00.