Protestojnë mësuesit dhe nxënësit në Itali
Romë, 6 maj - Mësuesit dhe nxënësit kanë organizuar sot protesta në qytete të ndryshme të Italisë, për të kundërshtuar planin e qeverisë për reforma në sistemin e arsimit.
Protesta masive thuhet se janë mbajtur në kryeqytetin e Italisë, Romë, ku protestuesit i kanë bërë thirrje qeverisë që mos të procedojë me ligjin e ri të arsimit i cili parasheh reforma në këtë sistem.
Sipas këtij sistemi, mbi 100 mijë punonjës të arsimit do të mbeten të papunë.