28 Dhjetor 2024

Protestë kundër shkarkimit të rektorit Ramadan Zejnullahu

Prishtinë, 22 tetor - Mbështetës të rektorit të shkarkuar të Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu, kanë paralajmëruar për sot protestë kundër largimit të tij nga pozita.

Në rrjetin social Facebook është hapur një faqe me emrin “MeRektorin”, e cila deri më tash ka mbledhur mijëra mbështetës.

Pjesëtarë të shoqërisë civilë, analistë, gazetarë kanë paralajmëruar pjesëmarrjen në tubimin që do të mbahet para Ministrisë së Arsimit në Prishtinë, nisur nga ora 11.

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës ka shkarkuar të mërkurën Zejnullahun, me kërkesë të njëzetetetë anëtarëve të Senatit të Universitetit.

Në kërkesën për shkarkim janë përmendur disa arsye, si: shkeljet ligjore, bllokimi i mbledhjeve të Senatit, ndërprerja e konkurseve për studime të doktoratës e të tjera.

Zejnullahu ka qenë në qendër të kritikave edhe për moszbatimin e Memorandumit të Bashkëpunimit për regjistrimin e fëmijëve të kategorive të dala nga lufta në Universitetin e Prishtinës.

Sipas Memorandumit, regjistrimi i tyre bëhet pa përmbushjen e kritereve të përcaktuara për pranim të rregullt në Universitetin e Prishtinës.
  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)