22 Dhjetor 2024

Promovohet pilot-projekti “E-Shkollat" në Mitrovicë

Mitrovicë, 23 janar - Zëvendësministri i Arsimit,  Shkencës dhe Teknologjisë, Nehat Mustafa, dhe ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, me bashkëpunëtorë vizituan sot Shkollën Fillore  të Mesme të Ulët “Eqrem Qabej” në Mitrovicë, me ç’ rast dhuruan disa kompjuterë të tipit “Lop-top” dhe promovuan një pilot- projekt, në kuadër të futjes së sistemit të qeverisjes elektronike “E- Shkollat”.

Zëvendësministri Mustafa pasi ka bërë të ditur se projekti “E- Shkollat” është pjesë e komponentës së tretë të strategjisë së Qeverisë së Kosovës për avancimin e administratës, ka thënë se përzgjedhja e dy shkollave të Mitrovicës për zbatimin e këtij pilot- projketi ka qenë një mirënjohje nga Ministria e Administratës Publike, por edhe Ministria e Arsimit për rolin e madh që kanë dhënë strukturat komunale, por mbi të gjitha mësimdhënësit për procesin mësimor.

Zëvendësministri Mustafa ka ripërsëritur edhe një herë se Ministria e Arsimit ka arritur që të përfundojë trajnimin e mësimdhënësve në fushën e teknologjisë informative, ku mbi 7.500 mësimdhënës janë certifikuar për programet e ECDL, ndërkaq  2500 mësimdhënës të tjerë janë në fazën e përfundimit të trajnimit.

“Avancimi ynë që është bërë me ECDL e lehtëson punën që të zbatohet projekti i “E- shkollave. Me E- shkollat do ta kemi më lehtë ne si Ministri,  drejtoria komunale, por do ta kenë më lehtë edhe drejtorët e shkollave dhe prindërit, sepse  do të kenë mundësinë që në çdo moment të kenë informacione të cilat u interesojnë rreth mungesave, notave dhe rreth asaj se a po zbatohet apo jo planprogrami në tërësi”, u shpreh Mustafa.

Mustafa  theksoi se viti që lamë pas ka qenë i suksesshëm sa i përket përmirësimit të infrastrukturës ligjore, duke përmendur dokumentet strategjike për zhvillimin e arsimit  parauniversitar dhe atë të lartë në Kosovë.

Duke vlerësuar lartë kontributin dhe përkushtimin e një pjesë të madhe të mësimdhënësve në Republikën e Kosovës në edukimin e brezave të rinj, Mustafa ka theksuar se cilësia e mësimit në arsim vazhdimisht është duke u përmirësuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)