Promovohet korniza kombëtare e kualifikimeve
Prishtinë, 21 dhjetor - Është mbajtur konferenca përfundimtare prezantuese e punës së Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve (AKK) me mbështetje më shumë se 2 vjeçare nga projekti i financuar nga BE-ja - mbështetje e Bashkimit Evropian (EU KOSVET V).
Me këtë rast u bënë të ditura rezultatet e projektit si dhe u prezantua dokumenti Korniza Kombëtare e Kualifikimeve ( KKK).
Dokumenti është hartuar në konsultim më ekspertë ndërkombëtarë dhe do të mundësojë krahasimin e kualifikimeve vendore me ato të njohura ndërkombëtarisht e që janë pjesë e Kornizës Evropiane të Kualifikimeve.
Korniza përfshinë të gjitha llojet e kualifikimeve dhe do të njohë të gjitha format e të mësuarit jo-formal dhe formal.
Me këtë rast Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, foli për reformat e vazhdueshme në sistemin e AAP në Kosove dhe ndikimin e KKK-së në ngritjen dhe sigurimin e cilësisë se kualifikimeve.
Qëllimi ynë është të përdorim Kornizën si mjet për të ngritur cilësinë e standardeve të arsimit dhe aftësimit në Kosovë, në mënyrë që sistemi i AKK-së për akreditim të jetë i njohur si vulë e vërtetë për cilësi, tha ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja.
Në vazhdim, ministri Buja tha se implementimi i Kornizës së Kualifikimeve është pjesë e politikës së Kosovës për sistemin arsimor për të siguruar një platformë për zhvillimin e kualifikimeve që do të plotësojë nevojat e nxënësve dhe tregut të punës .
Ndërkaq, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rasic, foli për rëndësinë e KKK nga perspektiva e punësimit dhe tregun e punës si dhe trajnimet profesionale të ofruara nga QAP të MPMS, të cilat në përspektivë mund të jenë pjesë përbërëse e KKK, duke përmbushur kërkesat e AKK.
Ushtruesi i detyrës së kreut të Zyrës ndërlidhëse të Komisionit Evropian, Christof Stock, tha se jam i kënaqur të shoh Kosovën me Kornizën e vetë Kombëtare të Kualifikimeve. Kjo do të thotë që kualifikimet në Kosovë do të kenë kontroll rigoroz të cilësisë në mënyrë që akreditimi i ofruesve do të garantojnë cilësi.
Ndryshe, funksioni i Autoritetit Kombëtarë të Kualifikimeve -AKK-së është themelimi dhe implementimi i Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve (KKK), validimit të kualifikimeve dhe akreditimit të ofruesve në mënyrë që të garantohet sigurimi i cilësisë së kualifikimeve të akredituara në Kosovë.
Projekti EU KOSVET V ka mbështetur AKK-në në zhvillimin e kritereve dhe udhëzimeve gjithëpërfshirëse duke përfshirë edhe dizajnimin dhe implementimin e KKK, si dhe kualifikimet e përfshira në të, testimin e procedurave të validimit, akreditimin dhe sigurimit të cilësisë