01 Dhjetor 2024

Promovohet fjalori më voluminoz online Shqip-Serbisht

Prishtinë, 26 shtator - Ekipi i Kombëve te Bashkuara në Kosovë do te bëj promovimin e fjalorit më voluminoz online Shqip-Serbisht dhe Serbisht-Shqip, me rastin e Ditës Europiane të Gjuhëve.

Fjalori prej 20,000 fjalësh është përpiluar nga akademikë të Prishtinës dhe Beogradit, me mbështetjen e OIM-it dhe UNMIK-ut, dhe përfaqëson fjalorin e parë të kesaj përmase dhe rëndësie në 30 vitet e fundit.

Barrierat gjuhësore janë identifikuar si një nga pengesat kryesore për përfshirje dhe bashkëveprim në mes të komuniteteve të ndryshme në Kosovë.

Fjalori është pjesë e një programi më të gjërë për gjuhët të udhëhequr nga IOM, në bashkëpunim me Zyrën e Komisionerit të Gjuhëve, Ambasadës Britanike në Prishtinë dhe UNMIK-ut, për të mbështetur aktivitetet që promovojnë shumëgjuhësinë dhe rëndësinë e mësimit të gjuhëve.

Kjo përfshin zhvillimin e platformës së mesimit të gjuhëve online VocUp dhe orë falas për mësim të gjuhëve.

Ngjarja  do të përfshijë shfaqjen e një dokumentari që nxjerr në pah përpjekjet e individëve të përkushtuar për të promovuar rëndësinë e shumëgjuhësisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)