27 Dhjetor 2024

Promovohet doracaku për përgatitjen e provimit të jurisprudencës

Prishtinë, 16 shtator - Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nga Ministria e Drejtësisë dhe e përkrahur nga UNDP me rastin e promovimit të Doracakut për përgatitjen e provimit të Jurisprudencës.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, Ministri Kuçi ka theksuar rëndësinë e këtij Doracaku dhe çmoj lart punën e bërë për të arritur deri tek ribotimi i këtij doracaku.

“Ndihem shumë mirë që jam sot këtu dhe po e them se është një prej botimeve më të mira që mund të ketë sistemi i drejtësisë në Kosovë, e gjithashtu një prej qëllimeve kryesore  që sot po e prezantojmë si një rezultat konkret të Ministrisë së Drejtësisë, respektivisht të punëtorëve dhe autorëve të këtij Doracaku”, tha Kuçi.

Më tutje Kuçi shtoi se ky doracak ka për qëllim që të ngris profesionalizmin e kandidatëve, të cilët duhet që t`i nënshtrohen provimit të jurisprudencës.

Duke folur për reformat në drejtësi, Ministri Kuçi foli edhe për procedimin në Kuvend të Ligjit për Akademinë e Drejtësisë. “Me lejoni të them që provimi i jurisprudencës do të jetë pjesë e reformimit në sistemin e drejtësisë dhe në këtë drejtim shumë shpejt, besoj brenda javësh do t`a procedojmë në Kuvend, Ligjin për  Akademinë e Drejtësisë.”

Në përfundim të fjalës së tij, Ministri Kuçi i falënderoi autorët për ribotimin e doracakut, ndërsa kandidatët i përgëzoi dhe iu uroi suksese në provim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)