Promovohet Doracaku për gjyqtarë dhe prokurorë
Prishtinë, 31 mars - Forumi i gjyqtareve dhe prokuroreve të Kosovës do të bëj promovimin e Doracakut për gjyqtarë dhe prokurorë, për trajtimin e rasteve të dhunës në familje.
Ceremonia e promovimit të këtij doracaku do të mbahet sot në Hotel Emerald në Prishtinë, ku do të marrin pjesë: Sevdije Morina, kryesuese e Forumit të gjyqtareve dhe prokuroreve të Kosovës; znj. Atifete Jahjaga- Presidente e Republikës së Kosovës; Greg Delawie, ambasador i SHBA në Prishtinë; Hajredin Kuqi, ministër i Drejtësisë; Nehat Idrizi, kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Blerim Isufaj, kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës.