Projektligji për pagat degradon profesionin e mësimdhënësit
Prishtinë, 13 janar - Kryesia dhe organet drejtuese te Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) kanë deklaruar se duke analizuar projektligjin për pagat që e ka miratuar Qeveria janë shokuar në nënçmimin dhe degradimin që ky projektligj pretendon t\'i bëj profesionit të mësimdhënësit duke e ranguar në të njëjtin pozicion në profesionet që kanë vetëm arsimim të mesëm.
Kryesia e SBASHK-ut në mbledhje të jashtëzakonshme do të vendos për masat që do të ndërmarrë SBASHK-u për ta parandaluar aprovimin e këtij ligji në parlament.
SBASHK-u nuk përjashton asnjë veprim sindikal me qëllim që ligji të mos votohet si i tillë .
Andaj SBASHK sot mban konferencën e jashtëzakonshme për medie në të cilën do të njoftojë për të gjitha masat dhe angazhimet që do të ndërmarr SBASHK-u për pengimin e aprovimit të këtij ligji nga parlamenti, në këtë formë çfarë e ka propozuar Qeveria për punonjësit e arsimit.