23 Dhjetor 2024

Profesorët të gatshëm për veting

Prishtinë, 20 dhjetor - 3 profesorë të Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu nga departamenti i Shkencave Politike, Gani Jashari nga departamenti i Fizikës dhe Salem Lepaja nga departamenti i Telekomunikacionit, u shprehën të gatshëm që vetingu të fillojë me ta, nëse një proces i tillë fillon në Kosovë.

Në tryezën e mbajtur nga ORCA me temën “Çka po ndodh me arsimin në Kosovë, a është vetingu zgjidhja?”, pati pjesëmarrës nga OJQ-të aktive në Kosovë, profesorë universitarë, përfaqësues të organizatave studentore dhe studentë.

E gjithë tryeza u dakordua që arsimi në vend ka nevojë për reforma rrënjësore në të gjitha nivelet e tij dhe se vetingu është një nga instrumentet për të filluar reformën si mjet skanimi i gjendjes.

Befasi e tryezës, ishin profesorët universitarë të cilët përveç që e panë të nevojshëm një mjet të tillë si vetingu, ata edhe u shprehën të gatshëm që të jenë të parët që verifikohen nëse një proces i tillë zhvillohet në vendin tonë.

Në tryezë u diskutua edhe për rezultatet e nxënësve në PISA, si dhe nevojën për reformë rrënjësore në arsimin parauniversitar.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)