Profesor Raka, tregon përvojën e luftimit të Ebolas në Liberi
Ai fillimisht është pritur nga u.d. rektori, Arben Dërmaku, i cili e ka përgëzuar atë për punën vullnetare që ka bërë në Liberi. Ndërsa në ligjeratën me tëmë: \"Epidemia e Ebolës në Liberi - leksionet e mësuara\", Prof.Dr.sc.Lul Raka, ka treguar për përvojën e tij në Qendrën e Trajtimit të Ebolës ELËA II në Monrovia të Liberisë.
Ai ka folur për rrezikun, parandalimin dhe mjekimin e EBOLAS. Epidemiologu Raka, i cili vullnetarisht është paraqitur për të dhënë kontributin e tij për mjekimin e banorëve të Liberisë, tha se virusi në formë shpagete, ka qenë më vdekjeprurësi në rruzull.
Një fakt shumë me rëndësi të cilin e ka hasur profesor Raka gjatë qëndrimit në Liberi, ishte mungesa e stafit mjekësor atje.
Një popullatë prej 4 milionë banorësh, ka treguar Raka, numëron vetëm 28 mjekë, prandaj edhe menaxhimi i situatës shëndetësore del të jetë i papërballueshëm, sidomos në raste emergjente si kjo me virusin Ebola. Profesor Raka gjithashtu ka potencuar faktin se për shkak panikut të madh nga virusi vdekjeprurës, Ebola, pothuajse të gjitha spitalet kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë të mbyllura.
Në mungesë të kapacitetit të shtretërve, pacientët me raste të reja të sëmundjes qëndrojnë në shtëpi dhe nuk shkojnë në spital.
Epidemiologu Lul Raka, ka bërë një krahasim ndërmjet Liberisë dhe Kosovës. Ai tha se në rast të shfaqjes së virusit Ebola në Kosovë, profesionistët shëndetësorë do të jenë në gjendje pa problem ta menaxhojnë sëmundjen, sidomos në fillim të saj, kur edhe janë shanset më të mira për ta kontrolluar dhe parandaluar.