24 Dhjetor 2024

Procesi zgjedhor në UP është i parregullt dhe kaotik

Prishtinë, 29 maj - Rektorati dhe administrata e Universitetit të Prishtinës nuk kanë as vullnet as aftësi për ta organizuar procesin zgjedhor brenda Universitetit.

\"Tashmë jemi njoftuar për 5 raste të vjedhjes së votave në Fakultetin e Bujqësisë. Megjithëse dje në ambientet e Rektoratit ka pasur dakordim midis organizatave studentore që përfaqësuesit e organizatave të qëndrojnë larg vendvotimeve në mënyrë që të evitohet mundësia e presionit mbi studentët votues, kjo nuk ka ndodhur sot. Korridoret dhe oborret e fakulteteve janë të bllokuar nga matrapazët e organizatave kriminale që e kanë ndërruar emrin për ta maskuar krimin\", thuhet n/ komunikatën e Lëvizjes Studentore për Barazi – STUDIM KRITIKË VEPRIM .

Ata nuk i bindin dot studentët as me koncepte, as parime e as me aktivitet. Konceptet e parime janë të huaja për ta, ndërkaq aktivitet i tyre i rregullt është zhvatja. 

Poaq sa këto organizata, përgjegjëse për këto parregullsi është administrate e Rektoratit dhe sekretarët e fakulteteve. Ata përveç që kanë përgatitur listat e votuesve me shumë mungesa, përmes qëndrimit pasiv po u krijojnë hapësirë zhvatësve për të ushtruar presion mbi votuesit, duke u bërë kështu bashkëpunëtor në degradimin e procesit. Edhe pas raportimit të parregullsive sekretarët e fakulteteve nuk kanë reaguar.

Ju bëjmë thirrje administrates së Rektoratit dhe udhëheqjes së fakulteteve që të reagojnë kundër parregullsive, në të kundërt ne do të bllokojmë vendvotimet kudo që do të ketë parregullsi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)