Pritet të rishikohet vendimi për afatin e provimeve në prill
Prishtinë, 15 mars - Përfaqësues të Parlamentit Studentor janë takuar me përfaqësues të Rektoratit të Univeristeit të Prishtinës "Hasan Prishtina" për t'i kërkuar rishikimin e organizimit të dy provimet në muajin prill.
Fillimisht, përfaqësuesi e Rektoratit ua sqaruan studentëve se deri te ky vendim në Senat ka ardhur si rezultat i analizës që kanë bërë njësitë akademike të UP-së, dhe në fakt janë dekanatet e njësive akademike që vendosin për këtë çështje dhe jo Rektorati shkruan Indeksonline.
Megjitahtë ata do të diksutojnë mundësinë e një provimi shtese ( dy provimet) në muajin prill duke mos ndikuar në programin mësimor dhe duke ndihmuar studentët e UP-së.
Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Parlamentit Studentor u zotuan që, duke filluar nga sot pasdite, do të punojnë me këshillat studentorë dhe me dekanët nëpër të gjitha fakultetet për të shikuar mundësinë e organizmit të dy provimeve në afatin e prillit