Prishtina me metoda për orientim të nxënësve në shkolla profesionale
Prishtinë, 28 mars - Qendra për Këshillim në Karrierë, në kuadër të Drejtorisë për Planifikim Strategjik dhe Zhvillim të Qëndrueshëm të Komunës së Prishtinës, organizoi punëtorinë dy ditore me temën "Dyert e Hapura".
Komuna e Prishtinës përmes kësaj punëtorie po mundohet të gjejë metoda adekuate për t’i nxitur nxënësit e klasave të IX-ta që të orientohen në shkolla profesionale.
Përveç kësaj, Qendra për Këshillim ne Karrierë ju shërben nxënësve edhe në përgatitjen e tyre sa më të mirë për punësim pas përfundimit së shkollës profesionale.
Të pranishëm në këtë punëtori ishin përfaqësues të Komunës, të MAShT-it, si dhe drejtorë të shkollave të mesme të ulëta.