23 Dhjetor 2024

Prindërit kërkojnë nga Komuna e Prishtinës mos të bëj lojë me fëmijët

Prishtinë, 9 shkurt - Këshilli i Prindërve të Kosovës shprehë shqetësim për situatën e krijuar kohët e fundit në shkollat fillore dhe te mesme të Prishtinës, kur nxënësit pa paralajmërim u lëshuan për në shtëpi me një vendim të kryetarit të Komunës së Prishtinës, me arsyetimin që nafta që përdoret në shkollat e kryeqytetit ka përmbajtje kancerogjene.

Kryetar i Këshillit të Prindërve të Kosovës, Bajram Beqiri ka thënë së ky vendim ka shqetësuar pa masë prindërit e kryeqytetit, ku është i koncentruar një numër i madh i fëmijëve në shkolla.

"Duke pasur parasysh se MAShT dhe MTI kanë hequr dilemat se fëmijët tanë në shkollë janë në rrezik nga nafta që përdoret për ngrohje, kërkojmë nga Komuna e Prishtinës që të mos bëhet lojë me ndjenjat e prindërve, mësuesve dhe fëmijëve", ka theksuar Beqiri.

Po ashtu, prinderit sipas tij kanë kërkuar nga organet kompetente që të hetojnë në lidhje me këtë vendim të Komunës së Prishtinës, i cili ka krijuar panik në opinion.

"Këshilli i Prindërve, sikur edhe besojmë cdo prind i komunës së Prishtinës është tejet i shqetësuar edhe nga lajmet që vijnë vazhdimisht nga Komuna e Prishtinës në njërën anë, dhe MASHT dhe MTI nga ana tjetër."

"Duke respektuar ligjet në fuqi, jemi të prirur të besojmë në kërkesën e organit më kompetent për arsimin në Kosovë (MAShT) për të filluar mësimin të hënën, duke qenë se edhe MAShT edhe MTI kanë konstatuar se përqëndrimi i gazërave në ambientet shkollore është sipas standardeve", theksoj Beqiri.

Këshilli i Prindërve të Kosovës iu ka bërë thirrje të gjithë prindërve që nesër të dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)