15 Nëntor 2024

Prezentohen të gjeturat e hulumtimeve për ndërhyrjet politike në UP

Prishtinë, 22 nëntor - Forumi 2015 organizon tyrezë diskutimi për trasnparencën dhe llogaridhënien e Universitetit e Prishtinës "Hasan Prishtina".

Universiteti i Prishtinës (UP) tash e sa vite është dëmtuar, mes tjerash, nga ndërhyrjet politike dhe klanore, korrupsioni akademik, punësimet dhe avancimet e paligjshme, plagjiarizmi dhe mashtrimi.

Për këtë arsye, organizata të shoqërisë civile janë mbledhur për të themeluar Koalicionin për Integritet dhe Transparencë në Universitet (KITU), i cili angazhohet për respektimin e standardeve akademike dhe etike në UP, si dhe për rritjen e transparencës dhe të llogaridhënies në këtë institucion.

Pikërisht për këtë, disa nga këto organizata të shoqërisë civile kanë hulumtuar për disa prej problemeve më akute me të cilat ballafaqohet UP-ja, si: politizimi, plagjiatura, mungesa e literaturës – skriptat, mosvajtja e mësimdhënësve në ligjërata, të hyrat enorme të një pjese të profesorëve, shitblejra e diplomave, mashtrimet në provime, e kështu me radhë.
 
Në këtë tryezë, përfaqësues të këtyre organizatave të shoqërisë civile, do të prezentojnë të gjeturat e hulumtimeve të tyre.

Më pas, për të diskutuar rreth këtyre problemeve, kemi ftuar panelistët: Shyqiri Bytyqi – Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Marjan Demaj – Rektor i Universitetit të Prishtinës, Dukagjin Pupovci – Qendra për Arsim e Kosovës, Jusuf Thaçi – Qendra Encompass dhe Rron Gjinovci – Organizata për Rritjen e Cilësisë (ORCA).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)