Prezantohet vlerësimi i performancës së mësimdhënësve
Prishtinë, 20 prill - Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, do të merr pjesë sot në Konferencën për prezantimin e dokumenteve strategjike për vlerësim të performancës së mësimdhënësve; Korniza Strategjike për Zhvillim Profesional të Mësimdhënësve, Udhëzimin Administrativ për licencim të mësimdhënësve si dhe dokumente të tjera të hartuara nga MAShT.
Gjithashtu, gjatë ditës së sotme ministri Bajrami, do të vizitoi nxënësit e shkollës Gjin Gazulli të Prishtinës, gjatë mbajtjes së testit pilotues për vlerësimin ndërkombëtar PISA.