Prezantohet studimi për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë
Prishtinë, 29 nëntor - Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë (EUSR) dhe Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) prezantojnë studimin e kryer në kuadër të projektit të financuar nga BE-ja "Rrjeti i Kosovës për Arsim dhe Punësim''.
Studimi analizon mekanizmat për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë dhe vlerëson ndikimin e tyre në përmirësimin e cilësisë në arsimin e lartë në Kosovë.
Përveç kësaj, ky studim ofron informacione dhe rekomandime lidhur me aspektet specifike të sigurimit të cilësisë së brendshme dhe të jashtme në institucionet e arsimit të lartë.