Prezantohet studimi krahasues për projekt-ligjin për arsim
Prishtinë, 22 shkurt - Përfaqësues të Qendrës për Arsim të Kosovës (KEC), kanë prezantuar para anëtarëve të Komisionit Palamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport dhe njohësve të çështjeve të arsimit studimin krahasues për këtë projekt-ligj.
Eventi është organizuar në bashkëpunim të KDI, KEC dhe Komisionit për Arsim dhe është në funksion të ngritjes së cilësisë së legjilsacionit kosovar duke u bazuar në praktikat më të mira të shteteve të rajonit.
Në tryezë kanë marrë pjesë përfaqësues nga MASHT, UP, Kolegjet Private, Agjensioni per Akreditim, ekspertë të arsimit si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.