Prezantohet strategjia për cilësinë e arsimin parauniversitar
Prishtinë, 8 dhjetor - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë mban konferencën për prezantimin e Strategjisë për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin Parauniversitar në Kosovë 2016-2020, e cila organizohet në kuadër të Projektit të Binjakëzimit nga MAShT, e mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe Kultur Kontakt Austria.
Konferenca ka për qëllim të informojë të gjitha palët e interesit lidhur me objektivat dhe aktivitetet që përcaktohen në Strategji, përkatësisht rolin e ri në sistemin arsimor në përputhje me Strategjinë dhe shkëmbimin e përvojave në funksion të ngritjes së cilësisë në arsim.
Konferenca mbahet sot në shkollën e mesme ekonomike Hoxhë Kadri Prishtina në Prishtinë, në orën 10:00.