Prezantohet raporti “Zbatimi i Planit Strategjik të Arsimit në Kosovë”
Prishtinë, 12 mars - Qendra për Arsim e Kosovës (KEC), në bashkëpunim me tri organizata të tjera joqeveritare, anëtare të “Rrjetit për arsim dhe punësim në Kosovë - KEEN”, me mbështetjen financiare të BE-së ka hartuar raportin e vlerësimit të zbatimit të Planit Strategjik të Arsimit në Kosovë në 2017.
Në Raport analizohet në hollësi zbatimi i Planit 2017-2021 deri më tani dhe identifikohen sfidat kryesore në ndërmarrjen e reformave të nevojshme të cilat do të sigurojnë cilësi në sistemin e arsimit në Kosovë.