Prezantohet punimi për studimet e doktoratës në fakultetin ekonomik dhe juridik
Prishtinë, 27 nëntor - Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED) dhe Qendra për Kurajo Politike (CPC) oganizojnë tryezën e rrumbullakët në të cilën do të prezentohet Punimi për Diskutim “Studimet e Doktoratës në Fakultetin Ekonomik dhe ate Juridik të Universitetit të Prishtinës”.
Ky punim trajton akreditimin e programeve të doktoratës, aspektet legale të administrimit të tyre, administrimin, cilësinë dhe resurset e studimeve të doktoratës në Fakultetin Ekonomik dhe ate Juridik të Universitetit të Prishtinës, si dhe prezenton një numër të konluzioneve për diskutim në lidhje me këto çështje.
Ky punim është i pari i këtij lloji që trajton studimet e doktoratës në Universitetin e Prishtinës.
Ky projekt është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCOâK) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës dhe menaxhohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).