Prezantohet projekti me ditarët digjital për shkollat e Prishtinës
Prishtinë, 28 gusht - Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti bashkë me drejtoreshën e Drejtorisë së Arsimit, Arbërie Nagavci do të presin në takim Stefan Düss, menaxher i kompanisë austriake Bit Group dhe Wolfgang Schaffer, menaxher i projektit e-Edukimi.
Në këtë takim do të prezantohet projektit pilotues për shkollat e Komunës së Prishtinës lidhur me ditarët digjital.
Po ashtu, do të prezantohet edhe projektin Sokrates përmes së cilit do të sigurohen të dhëna bazë të të gjitha organizatave arsimore në Prishtinë, nxënësve dhe historinë e tyre të plotë të ndjekjes së mësimeve, certifikatat, si dhe të dhënat për punësimin e mësimdhënësve dhe personelin tjetër në organizatat arsimore.