22 Dhjetor 2024

Prezantohet programi i magjistraturës lëmin e juridikut

Prishtinë, 18 tetor - Për të zhvilluar një kuadër të shkathtë të profesionistëve që do të ishin të aftë të adresojnë nevojat e komunitetit të biznesit, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Juridik dhe Programi i USAID-it Sistemi për Përmbarimin e Vendimeve dhe Marrëveshjeve në Kosovë, nënshkruan sot marrëveshjen e mirëkuptimit për të zhvilluar Programin e Magjistraturës (LL.M.) në lëmin e kontraktimit dhe të drejtës komerciale.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje u përcoll nga Ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, Pro Rektor Bajram Berisha, Dekani i Fakultetit Juridik, Bajram Ukaj, i cili nënshkroi marrëveshjen në emër të Fakultetit Juridik, dhe Ushtruesja e Detyrës së Drejtores së Misionit të USAID-it Azza El Abd, e cila ishte dëshmitare e nënshkrimit të Marrëveshjes së Mirëkuptimit.
 
Znj. El Abd theksoi se “Ceremonia e sotme shënon një hap tjetër të rëndësishëm; krijimi i kushteve për trajnimin e kuadrove profesionale juridike të cilët do të ndihmojnë sektorit privat si dhe institucioneve publike të Kosovës, gjë që do të zhvillon një mjedis të përshtatshëm komercial që do të pasqyron praktikat evropiane dhe globale të biznesit.”

Themelimi i një programi të tillë të Magjistraturës në të drejtën komerciale don të thotë zhvillimin e shkathtësive të studentëve në hartimin e kontratave dhe dokumenteve tjera ligjore për transaksione komerciale.

Qëllimi i kësaj ceremonie të nënshkrimit të marrëveshjes ishte që formalisht të filloj bashkëpunimi mes Universitetit të Prishtinës, Fakultetit Juridik dhe Programit të USAID-it Sistemi për Përmbarimin e Vendimeve dhe Marrëveshjeve, në mënyrë që të zhvilloj, themeloj dhe të prezantoj Programin e Magjistraturës (LL.M.) në lëmin e kontraktimit dhe të drejtës komerciale.

SEAD ofron kurrikulën (plan program mësimor), bashkë-mësimdhënie me ekspertët nga Kosova dhe ShBA-të, përkrahje bibliotekës, mësim nga distanca përmes lidhjes me universitetet e ShBA-së dhe të BE-së për profesorët dhe studentët, si dhe material përkrahës për profesorë.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)