Prezantohet plani strategjik i arsimit në Kosovë
Prishtinë, 20 janar - Zyra e Bashkimit Europian në bashkëpunim me Qendrën për Arsim të Kosovës (KEC) dhe organizatat e tjera joqeveritare, anëtare e “Rrjetit të Kosovës për punësim dhe arsim” (KEEN), do të organizojnë konferencën përfundimtare e cila do të përqendrohet në arsim dhe punësim.
Konferenca do të mbahet në kuadër të projektit "Rrjeti i Kosovës për punësim dhe arsim", i cili synon të përmirësojë pjesëmarrjen e organizatave të shoqërisë civile në Kosovë në vendimmarrje, zhvillim të politikave dhe monitorim të politikave në nivelin qendror dhe lokal.
Raporti i monitorimit për zbatimin e "Planit Strategjik të Arsimit në Kosovë 2017 - 2021", si një dokument kryesor strategjik në fushën e arsimit, do t’iu prezantohet dhe diskutohet me palët e interesuara gjatë konferencës.