21 Dhjetor 2024

Prezantohet ndikimi buxhetor i arsimit falas në universitetet publike

Prishtinë, 14 dhjetor - Sot, Instituti GAP ka publikuar raportin “Ndikimi buxhetor i arsimit falas në universitetet publike.”

Jeton Mehmeti, Drejtor i hulumtimeve në Institutin GAP, tregoi se qëllimi i këtij raporti është të analizojë ndikimin e mundshëm të Udhëzimit Administrativ nr. 09/2021 për aplikimin e pagesave të studentëve në të hyrat e universiteteve publike në Kosovë.

Ai theksoi se edhe pse në bazë të Ligjit për Arsimin e Lartë, burimet kryesore të financimit të universiteteve publike janë granti qeveritar, pagesat direkte nga ana e studentëve si dhe të hyrat nga puna kërkimore, vetëm granti qeveritar përbën rreth 91% të buxhetit të tyre .  

Rrona Zhuri, Hulumtuese në Institutin GAP, prezantoi të gjeturat kryesore të raportit. Në bazë të të dhënave të pranuara nga shtatë universitetet publike, është bërë llogaritja e shumës së vlerësuar të të hyrave vetanake që janë ndikuar nga ky UA.

Në bazë të këtyre të dhënave, gjithsej shuma e vlerësuar e të hyrave vetanake që do të duhet të rimbursohet nga Buxheti i Kosovës është rreth 2.6 milionë euro.

Si përfundim nga hulumtimi, rekomandohet që Ministria e Arsimit Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) të punojë në ndërtimin e mekanizmit të buxhetimit të bazuar në performancë, i cili kërkon përpilim të saktë të indikatorëve të performancës dhe ngritjen e kapaciteteve të mekanizmave vlerësues.

Dukagjin Pupovci, Zëvëndësministër i MASHTI-t, tregoi se miratimi i UA të ri paraqet një përmbushje të premtimeve zgjedhore.

Tarifat e shkollimit për herë të parë mbulohen në mënyrë që të stimulohen studentët duke nxitur një shkallë më të lartë të përgjigjësisë tek ata.

Ai theksoi se buxheti i universiteteve publike nuk është i përcaktuar në ndonjë formulë apo kriter, por sipas nevojave të universiteteve. Sipas tij, në vitin 2022 do të ketë rritje të buxhetit të universiteteve publike, e që gjithsej do të jetë në vlerë rreth 50 milonë euro.  

Ai në fund theksoi edhe rëndësinë e investimeve shtesë në univeristete, duke i inkurajuar të përfshihen në projekte ndërkombëtare si pjesëmarrja në Horizon Europe, Erasmus + dhe të tjera.

Aqim Emurli, lider i ekipit në HERAS Plus, theksoi se universitetet publike dhe MASHTI duhet të ndjekin trendet e rajonit dhe më gjërë sa i përket financimit të tyre.

Mbështetja financiare sipas raportit të përfomramcës, si modeli austriak, do të ishte shumë favorizues edhe në Kosovë.

Ai theksoi gatishmërinë e HERAS Plus që të ndihmojnë universitetet në ngritjen e kapaciteteve institucionale.  

Në këtë diskutim kontribuan edhe pjesmarrës të tjerë si prorektorë të univeristeteve publike dhe organizata vendore dhe të huaja që merren me fushën e arsimit të lartë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)