Prezantohet Modeli i ri kombëtar i Këshillimit në Karrierë
Prishtinë, 22 nëntor - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Projektit LuxDev - Mbështetja për Reformën e Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Kosovë mban konferencën lidhur me Modelin dhe Sistemin e Informacionit Shtetëror për Këshillim në Karrierë.
Gjatë konferencës, do të prezantohet Modeli i ri kombëtar i Këshillimit në Karrierë dhe i Sistemit të Informimit në Kosovë në prani të Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, u.d. Sekretarit të Përgjithshëm të MASHT-it, të Ngarkuarës me Punë të Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, Përfaqësuesi të Projektit LuxDev në Kosovë, Këshilltarit Kryesor Teknik të Projektit KSV/015 të LuxDev dhe Shefave Ekzekutiv të Smart Bits dhe Basic Check AG.
Përveç prezantimit të modelit dhe sistemit të informimit, do të diskutohet edhe rëndësia e këtij modeli për përafrimin e arsimit para-universitar me tregun e punës.
Kjo ngjarje është pjesë e një sërë konferencash që po i organizon MASHT-i në bashkëpunim me Projektin KSV/015 i LuxDev në kuadër të përmbylljes së projektit.
Ky është një rast ku do të paraqiten rezultatet e Projektit dhe do të lehtësohen diskutimet lidhur me avancimin e mëtejshëm të rezultateve përmes intervenimit të ardhshëm të LuxDev në sistemin e AAP-së në Kosovë.
Konferenca do të pasohet nga një punëtori ku do të adresohen Sfidat dhe Zgjidhjet e Propozuara për Zbatimin e Komponentit të Këshillimit në Karrierës në nivel vendi dhe në zhvillimin e një analize të Sistemit të Informimit për Këshillim në Karrierë dhe të moduleve të tij.