Prezantohen sukseset e programit të arsimit themelor të USAID-it
Prishtinë, 23 qershor - Misionit i USAID-it në Kosovë, do të mbaj eventin me rastin e mbylljes së Programit të Arsimit Themelor të USAID-it.
Programi i Arsimit Themelor (BEP) i USAID-it u themelua në vitin 2010 në dobi të shkollave publike fillore dhe të mesme të ulëta në Kosovë. Ky program ka bashkëpunuar me të gjithë akterët që veprojnë në kuadër të sektorit të arsimit me qëllim të sigurimit të cilësisë më të lartë të aktiviteteve dhe produkteve.
Programi i Arsimit Themelor është bashkë-financuar nga USAID-i dhe Qeveria e Kosovës dhe paraqet një shembull të mirë të marrëdhënieve të ngushta në mes të USAID-it dhe Qeverisë së Kosovës.