Prezantohen shkaktarët që rrezikojnë mbylljen e programit të elektroenergjetikës
Prishtinë, 18 dhjetor - ADMOVERE e mbështetur nga KFOS organizon promovimin e raportit "Gjendja në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK)".
Raporti synon të vë në pah shkaktarët që rrezikojnë mbylljen e programit të elektroenergjetikës dhe arsyet se pse nuk janë trajtuar këta shkaktarë më herët.
Pastaj raporti paraqet pasojat që mbyllja e këtij programi do të kishte për vendin, e në veçanti për ndërmarrjet më të mëdha energjetike industriale në vend si KEK, KOSTT, KEDS, TREPÇA dhe INFRAKOS si dhe masat urgjente që duhet të ndërmerren për të evituar këtë situatë.
Disa nga pyetjet të cilave ADMOVERE është munduar t’u jap përgjigje në këtë raport janë:
- Si është menaxhuar mospërtëritja e stafit akademik në programin e elektroenegjetikës? - A ka rënie apo rritje të numrit të studentëve në programin e elektroenegjetikës dhe në programet e tjera në FIEK? - Pse kanë dështuar shpalljet e konkurseve për angazhimin e stafit të rregullt në elektroenergjetikë? - Cili është programi me më së shumti bursistë ndër vite në FIEK? - Sa është numri total i inxhinierëve të punësuar në KEK, KOSTT, KEDS, TREPÇA dhe INFRAKOS? - A ka kandidatë të kualifikuar që punojnë në këto ndërmarrje e të cilët janë të interesuar për t’u angazhuar në FIEK?