Prezantohen historitë e gjeneratave të para të grave në arsim dhe shkencë
Prishtinë, 11 shkurt - Rrjeti i Grave në Arsimin e Lartë dhe Shkencë (RRGALSH), mbështetur nga UN Women organizon sot konferencën "Këmbëngulësia e Grave në Arsimin e Lartë dhe Shkencë".
Kjo konferencë kushtuar rolit të grave në Arsimin e Lartë dhe Shkencë për zhvillimin shoqëror, do të prezantoj historitë e gjeneratave të para të grave në arsimin e lartë dhe në shkencë përgjatë zhvillimit të trajektores së karrierës së tyre dhe përkushtimin dhe këmbëngulësinë e tyre për të zhvilluar arsimin, shkencën dhe shoqërinë kosovare.
Me këtë rast fjalimet e hapjes do të mbahen nga Hykmete Bajrami, Ministre e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë; Vlora Tuzi-Nushi, Shefe e Zyrës së UN Women; Marjan Demaj, Rektori i Universitetit të Prishtinës dhe Liri Dinga, Përfaqësuese nga Rrjeti i Grave në Akademi në Shqipëri.