Prezantohen gjetjet për rishikimin funksional i Ministrisë së Arsimit
Prishtinë, 2 maj - Shefja e Zyrës se Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, do të merr pjesë në prezantimin e gjetjeve të "Rishikimit Funksional të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë", projekt i financuar nga Zyra e BE-së në Kosovë.
Projekti është në kuadër të Instrumentit për Përgatitjen e Projekteve (IPP), projekt i financuar nga BE-ja, dhe synon rritjen e kapacitetit të administratës së Kosovës për planifikim, programim dhe zbatim të fondeve të BE-së.